Tmerr në detin e Indonezisë: Trageti merr flakë, pesë të vdekur dhe

0%

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 41 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pasi një traget u përfshi nga zjarri në det, të dielën, në Indonezi. Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Indonezisë (Basarnas), në traget ndodheshin qindra pasagjerë.

Një pjesë e tyre u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve dhe më pas u shpëtuan nga një anije që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Autoritetet njoftuan se gjithsej 225 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për gjetjen e të zhdukurve.

Sipas Agjencisë Rajonale të Kërkim-Shpëtimit në Surabaya, katër anije të tjera ndodheshin në gatishmëri pranë tragetit, por nuk mundën t’i afroheshin për shkak të rrezikut që paraqisnin materialet e ndezshme në bord. Trageti ishte nisur nga qyteti Surabaya në provincën Java Lindore drejt Makassarit në Sulawesin Jugor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kompania e tragetit kishte marrë një telefonatë nga kapiteni, i cili raportoi shpërthimin e zjarrit, por më pas humbi kontaktin me autoritetet. Një operacion më i madh kërkim-shpëtimi është nisur nga Surabaya drejt zonës së aksidentit, ndërsa autoritetet thanë se evakuimi i pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor. “Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti ynë.

Po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet përkatëse që evakuimi të zhvillohet sa më shpejt, në mënyrë të sigurt dhe efektive”, deklaroi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Transportit të Indonezisë. Indonezia, një shtet me mbi 17 mijë ishuj, përballet shpesh me aksidente detare, të cilat lidhen me mosrespektimin e standardeve të sigurisë dhe kushtet e paparashikueshme të motit.

Vetëm muajin e kaluar, katër persona humbën jetën dhe 14 të tjerë mbetën të zhdukur pasi një traget me më shumë se 70 persona u fundos pranë ishullit Selayar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com