Trump: “Rubio po punon për ta çuar GJNP-në në ‘hell’ për të ‘mbrojtur

0%

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale si organizatë ndërkombëtare të paligjshme. Në një deklaratë të fundit të transmetuar nga televizioni OAN Live, ai theksoi se ajo e ka bërë veten të tillë duke pretenduar kompetenca edhe ndaj shteteve që nuk janë anëtare. “Gjykata Ndërkombëtare Penale është një organizatë ndërkombëtare e paligjshme…

E kanë bërë veten të paligjshme, sepse pretendojnë se edhe nëse nuk je anëtar i asaj gjykate, ajo do të vijë pas teje. Dhe kjo do të thotë që në të ardhmen ushtarakët amerikanë, udhëheqësit politikë dhe të tjerë mund të gjenden nën aktakuzë nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare Penale” , deklaroi Rubio.

OAN Live tha se Administrata Trump, nëpërmjet Departamentit të Shtetit, ka nisur një fushatë zyrtare për të çmontuar kërcënimin që kjo gjykatë paraqet ndaj sovranitetit amerikan. Sipas saj, Rubio nënvizoi se ajo pretendon të ndjekë ushtarë dhe zyrtarë amerikanë për veprime të kryera në emër të interesave kombëtare, edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ratifikuar Statutin e Romës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke përmendur rastin e kryeministrit të Izraelit, OAN Live tha se ky qëndrim sjell në vëmendje edhe rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. I cili, që nga nëntori i vitit 2020, ndodhet i paraburgosur në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Aktakuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit gjatë viteve 1998-1999 e ka mbajtur të izoluar për gati gjashtë vjet.

Ndërsa vendimi i shkallës së parë pritet më , kurse kërkesat për lirim të përkohshëm janë refuzuar vazhdimisht, tha OAN Live. Dhomat e Specializuara nuk janë pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por i përkasin të njëjtit sistem të drejtësisë ndërkombëtare me seli në Hagë, të cilat pretendojnë kompetenca mbi udhëheqës të vendeve të vogla, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Ndërsa Uashingtoni paralajmëron rrezikun që ushtarët e vet të gjenden një ditë nën aktakuzë, Thaçi mbetet prej vitesh në paraburgim të zgjatur. Kritika e Rubio-s thekson një problem thelbësor: kur gjykatat ndërkombëtare pretendojnë juridiksion jashtë vullnetit të shteteve sovrane, ato rrezikojnë të kthehen në instrumente selektive.

Rasti i Thaçit dhe paralajmërimi amerikan tregojnë se sovraniteti mbetet çështje e hapur edhe në shekullin XXI. Pas takimit historik në Camp David, Departamenti i Shtetit publikoi një deklaratë zyrtare. Sekretari Rubio njoftoi një fushatë gjithëpërfshirëse për të çmontuar kërcënimin që Gjykata Ndërkombëtare Penale, sipas saj, paraqet ndaj sovranitetit të Shteteve të Bashkuara.

Fushata, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, do të përfshijë një përgjigje të të gjithë qeverisë për të çaktivizuar sistematikisht aftësinë e saj për të vepruar, për të synuar ushtarakët ose zyrtarët amerikanë, ose për të kërcënuar në ndonjë mënyrë tjetër sovranitetin amerikan.

Deklarata thekson se ajo përbën një kërcënim të patolerueshëm, sepse pretendon autoritetin për të ndjekur penalisht dhe madje për të burgosur ushtarakët dhe zyrtarët që veprojnë në emër të interesit kombëtar. Amerikanët nuk e kanë nënshkruar kurrë këtë, dhe të gjithë presidentët që nga ratifikimi i saj kanë pohuar se nuk ka juridiksion mbi ta.

Më parë, GJNP-ja hapi një hetim ndaj ushtarakëve dhe oficerëve të inteligjencës amerikane dhe që atëherë ka refuzuar t’i mbyllë këto raste, thuhet në deklaratë. “Tani ajo kërkon të bëhet arbitri global i papërgjegjshëm, duke u pozicionuar mbi dhe përtej shtetit kombëtar si një krah zbatimi mbikombëtar i një burokracie globaliste. Asnjë opsion diplomatik nuk do të jetë i ndaluar”.

Departamenti i Shtetit, në faqen zyrtare, publikoi deklaratën, e cila thotë: Veprimet që po shqyrtohen përfshijnë thirrje diplomatike nga Sekretari i Shtetit, zëvendësi i tij, ambasadorët dhe udhëheqës të tjerë drejtuar kombeve të huaja, duke theksuar abuzimet dhe rreziqet, si dhe duke i nxitur të tërhiqen.

Shteteve që bashkëpunojnë me zbatimin e ligjit dhe ushtrinë amerikane, ose që gëzojnë ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara, u bëhet thirrje të hedhin poshtë autoritetin e supozuar për të ndjekur penalisht zyrtarët dhe ushtarakët amerikanë. Do të rritet kontrolli mbi kombet që refuzojnë ta hedhin poshtë këtë autoritet, ndërsa mbështeten në ndihmën amerikane.

Vendeve të tjera që nuk janë palë në Statutin e Romës u bëhet thirrje të shfrytëzojnë rrjetet e tyre diplomatike për veprime të ngjashme. Gjithashtu, parashikohen revokime vizash dhe ndalime udhëtimi për personelin e saj, si dhe rritje të sanksioneve kundër saj dhe organizatave të lidhura.

Së fundi, mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i shteteve të tjera, përfshirë Shqipërinë, pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Burimi: Bota Sot