“Edhe Alabar e denoncoi Edi Ramën”/ Këlliçi: Të hetohet krimi i rëndë

0%

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e bëra nga biznesmeni Mohamed Alabbar, i cili i ka cilësuar si një gabim investimet e bëra në Shqipëri.

Këlliçi shkruan se vetë Alabar ka paralajmëruar dështimin e projektit në Portin e Durrësit, ndërsa e cilëson si një tjetër konfirmimin se kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vendin si plaçkë dhe pronë private. Ai shton më tej se SPAK duhet të veprojë për atë që ai e quan “ krim i rëndë me Portin e Durrësit”.

Postimi i plotë: Edhe Alabar denoncon Edi Ramën, çfarë pret SPAK të veprojë për krimin e rëndë me Portin e Durrësit?! Miku i Edi Ramës Alabar, që mori falas 80 hektarë truall në portin e Durrësit, qenka shprehur se ky projekt ishte i nxituar dhe një gabim. Alabar paralajmëron kështu dështimin!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së Edi Ramës, vjen një tjetër konfirmim se Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private. Po ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë.

Pra Edi Rama e trajtoi nyjen më të rendesishme tregtare dhe strategjike të kombit, sikur ta kishte kopshtin e tij në Surrel. Deri tani, miku i Kryeministrit nuk ka investuar asnjë qindarkë. Aty janë hedhur rreth 60 milionë euro të marra nga qytetarët shqiptarë me kontratë porosie. Janë bërë disa godina që u zhytën 18 centimetra, çka hodhi dyshime mbi cilësinë e punimeve.

Edi Rama fali një pronë kaq të çmuar duke e ndëshkuar Shqipërinë, duke e rrezikuar ta lërë pa port. Pra kemi të bëjmë me disa krime të rënda. Çfarë pret SPAK për ta marrë të pandehur e për ta vënë para përgjegjësisë, autorin e kësaj afere, që është Edi Rama?!

Burimi: Bota Sot