Përleshje fizike në Ohër, përfundojnë në pranga dy shtetase serbe dhe

0%

Më , në orën , një burrë 42-vjeçar nga fshati Kalishta i Strugës, një grua 45-vjeçare nga Leskovci dhe një grua tjetër 30-vjeçare nga Krushevci – Republika e Serbisë, u ndaluan në Departamentin e Policisë së Ohrit, pas një raportimi të mëparshëm se kishin shkelur rendin dhe qetësinë publike ndërsa ishin në gjendje të dehur para një objekti ushqimor në Ohër.

“Nga masat e marra, u përcaktua se midis dy shtetasve serb ka ndodhur një përleshje fizike, pas së cilës personi nga Kalishta ka sulmuar fizikisht njërën nga gratë. Pas një alkotesti, të dyve iu gjet përkatësisht 2.21 dhe 2.18, ndërsa personi nga Kalishta kishte 1.52 promil alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi