Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në Kosovë për ditën e sotme. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.78 euro për litër, që paraqet një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën paraprake.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është ulur për 1 cent, duke u përcaktuar në 1.50 euro për litër. Sa i përket gazit, çmimi maksimal do të jetë 0.60 euro për litër. Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora dhe do të vlejnë sipas afatit të përcaktuar në vendimin për rregullimin e çmimeve të derivateve.
