Nga: Sylë Ukshini Shpërndaje në: Fakti që edhe një autor serb, një dekadë para pushtimit të Kosovës, nuk përdor emrin Uroševac, por Ferizović, dëshmon se emërtimi Uroševac nuk kishte ekzistencë historike në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, por ishte produkt i politikës së mëvonshme shtetërore serbe.
Një dëshmi tjetër që përforcon vazhdimësinë historike të emrit Ferizaj gjendet në studimin e Shaban Hashanit mbi historinë e qytetit. Duke u mbështetur në regjistrat osmanë dhe në burime të ndryshme historike, ai vëren se para ndërtimit të hekurudhës Shkup–Mitrovicë vendbanimi njihej si Feriz-bej.
Edhe ndryshimi i emrit të Shkupit është akt i autoritetit pushtues Verisović në diplomacinë austro-hungareze Përdorimi i formës sllave Verisović (Ferizović) në dokumentacionin diplomatik austro-hungarez konfirmohet edhe nga raportet që lidhen me Kuvendin e Ferizajt të korrikut 1908.
Një telegram i konsullit austro-hungarez në Mitrovicë, Heinrich von Zambaur, i datës , e identifikon vendbanimin pranë stacionit hekurudhor me emrin Verisović, duke dëshmuar se edhe në korrespondencën zyrtare të diplomacisë austro-hungareze përdorej kjo formë disa vjet përpara se administrata serbe të impononte emërtimin Uroševac.
Kjo konfirmon se variantet Verisović/Ferizović ishin pjesë e nomenklaturës shumëgjuhëshe të periudhës osmane dhe nuk duhet të ngatërrohen me toponimin e mëvonshëm serb.
Një dokument tjetër konsullor i së njëjtës periudhë i dërguar nga konsulli austro-hungarez në Mitrovicë ministrit të Jashtëm Alois Lexa von Aehrenthal, ku përmblidhen vendimet e Kuvendit të Ferizajt dhe u referohen kërkesave të drejtuara Portës së Lartë, vendi i mbajtjes së kuvendit shënohet si Verisović.
Dokumenti përmban tekstin e Ittifaknamés (Rregullores së Besëlidhjes) me tetë nene, përmes së cilës përfaqësuesit shqiptarë të Vilajetit të Kosovës shprehnin besnikërinë ndaj sulltanit, kërkonin rivendosjen e Kushtetutës osmane të vitit 1876 dhe angazhoheshin për mbrojtjen e rendit kushtetues.
Veçanërisht domethënës është neni 7, sipas të cilit Besëlidhja deklaronte se qëllimi i saj i vetëm ishte rivendosja dhe zbatimi i Kushtetutës, pa ndonjë synim tjetër të hapur ose të fshehtë.
Fakti që diplomacia austro-hungareze përdorte emërtimin Verisović për Kuvendin e vitit 1908 dëshmon se kjo formë ishte pjesë e praktikës administrative shumëgjuhëshe të kohës dhe nuk kishte lidhje me emërtimin Uroševac, i cili do të institucionalizohej vetëm pas pushtimit serb të Kosovës.
Në konkordancën e toponimeve të raporteve konsullore austro-hungareze, forma Uroševac lidhet vetëm me periudhën e administrimit serb dhe nuk paraqitet si emërtim historik osman apo vendës. Edhe harta e Vilajetit të Kosovës e riprodhuar nga Eva Anne Frantz e shënon qytetin si Ferizaj, duke dëshmuar nomenklaturën zyrtare të përdorur para pushtimit serb. Burimi: Nušić, B. (1902).
“Kosovo: Opis zemlje i naroda. Novi Sad”: Matica Srpska, f. 247 Dëshmia e shkrimtarit serb dhe Feriz-bej Domethënëse është edhe dëshmia e shkrimtarit dhe diplomatit serb, Branislav Nušić, i cili shërbeu si konsull i Mbretërisë së Serbisë në Prishtinë dhe njihet për veprimtarinë e tij në funksion të politikës shtetërore serbe ndaj Kosovës.
Në veprën e tij “Kosovo: opis zemlje i naroda”, të botuar në vitin 1902, ai e trajton qytetin në një kapitull të veçantë me titull “Феризовић“ (Ferizović) dhe pohon se emërtimi zyrtar ishte Feriz-bej, ndërsa popullsia e quante vendbanimin Ferizović, sipas stacionit hekurudhor të ndërtuar aty.
Fakti që edhe një autor serb, një dekadë para pushtimit të Kosovës, nuk përdor emrin Uroševac, por Ferizović, dëshmon se emërtimi Uroševac nuk kishte ekzistencë historike në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, por ishte produkt i politikës së mëvonshme shtetërore serbe.
Një dëshmi tjetër që përforcon vazhdimësinë historike të emrit Ferizaj gjendet në studimin e Shaban Hashanit mbi historinë e qytetit.
Duke u mbështetur në regjistrat osmanë dhe në burime të ndryshme historike, ai vëren se para ndërtimit të hekurudhës Shkup–Mitrovicë vendbanimi njihej si Feriz-bej, sipas çifligarit Feriz-beg Shasivarit, ndërsa pas ndërtimit të stacionit hekurudhor emri Ferizaj u përhap si emërtimi i vendbanimit që u zhvillua rreth hanit dhe stacionit.
Sipas Hashanit, edhe forma popullore Tasjon, e përdorur për një kohë nga banorët, rridhte nga fjala turke istasyon (stacion), por nuk e zëvendësoi kurrë emërtimin Ferizaj, i cili mbeti emri identifikues i qendrës së re urbane.
Këto të dhëna dëshmojnë se emri Ferizaj ishte konsoliduar në përdorimin lokal dhe në burimet historike shumë përpara se administrata serbe ta zëvendësonte me emrin Uroševac.
Duhet shtuar se edhe variantet Ferizović, Verisović, Ferisovitsch dhe Ferisović nuk janë toponime të ndryshme, por transkriptime dhe variante ortografike të të njëjtit emërtim, të përdorura në burime serbe, gjermane dhe austro-hungareze.
Studimet bashkëkohore të onomastikës vërejnë se emrat gjeografikë shpesh “udhëtojnë” nga një gjuhë në tjetrën dhe, gjatë këtij procesi, përshtaten sipas rregullave fonetike, morfologjike dhe ortografike të gjuhës pritëse. Këto transformime përfaqësojnë një evolucion të natyrshëm të toponimeve, të kushtëzuar nga kontaktet gjuhësore dhe zhvillimet historike afatgjata.
Pikërisht në këtë kuptim duhet parë përdorimi i formave Ferizović, Verisović, Ferisovitsch dhe Verisovitch, të cilat nuk përfaqësojnë emërtime të reja, por variante ortografike dhe adaptime shumëgjuhëshe të të njëjtit toponim historik.
Për këtë arsye, ato nuk duhet të ngatërrohen me emërtimin Uroševac, i cili përfaqësonte një toponim të ri, të institucionalizuar nga administrata shtetërore serbe pas pushtimit të vitit 1912. Edhe Shtojca për Kulturë 26 kor 2026 Serbizimi me Uroshevac për Ferizajn, Skoplje për Shkupin…
Edhe historiografia shqiptare, duke u mbështetur në dokumente arkivore serbe, pretendon se ndryshimi i emrit nuk u krye menjëherë pas pushtimit. Shaban Hashani vëren se administrata ushtarake serbe vazhdoi fillimisht të përdorte formën Ferizović, ndërsa emri Uroševac filloi të përdorej gradualisht gjatë vitit 1913.
Sipas tij, zyrtarizimi përfundimtar ndodhi vetëm me vendimin e Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Serbisë të 16 janarit 1914, me të cilin u miratua edhe fjalori zyrtar i emërtimeve të vendbanimeve të të ashtuquajturës “Serbia Jugore”.
Kjo dëshmon se Uroševaci nuk ishte një emërtim tradicional, por rezultat i një vendimi të qëllimshëm shtetëror për transformimin simbolik të hapësirës së pushtuar. Harta fetare e vilajeteve të Kosovës, Selanikut, Shkodrës, Janinës dhe Manastirit) Viti i botimit: 1900. Vendi i botimit: Kostandinopojë (Constantinople).
Në këtë hartë përdor të njëjtën nomenklaturë si harta etnografike e vitit 1904, ku Ferizaj figuron me formën Ferisović/Verisović, jo Uroševac Shkupi: ndryshimi i emrit si akt i autoritetit pushtues Një proces i ngjashëm ndodhi edhe me Shkupin. Një dëshmi bashkëkohore e politikës së ndryshimit të toponimeve gjendet edhe në shtypin austro-hungarez të kohës.
Gazeta vjeneze “Neue Freie Presse”, në numrin e 6 nëntorit 1912, njoftonte se, menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe në Shkup, qyteti “fitoi një emër të ri” (Der Ort Usküb erhielt nach dem siegreichen serbischen Einzug den neuen Namen Skoplje).
Po atë ditë, gazeta raportonte se mbreti Petër kishte hyrë në qytet, ndërsa emërtimi tradicional Üsküb (Uskub) zëvendësohej menjëherë me formën serbe Skoplje. Shtypi austriak i kohës e regjistroi ndryshimin e emrit të Shkupit si një nga aktet e para simbolike të pushtetit serb pas pushtimit të qytetit më 1912.
Me hyrjen e ushtrisë serbe, mbishkrimi “Üsküb” në stacionin hekurudhor u hoq dhe u zëvendësua me formën serbe “Skoplje”. Ky veprim nuk përfaqësonte thjesht një përshtatje gjuhësore të toponimit, por shënonte simbolikisht përfundimin e administrimit osman dhe fillimin e integrimit politik, administrativ dhe kulturor të qytetit në shtetin serb.
Ndryshimi i emrit të qytetit përbënte, në këtë kuptim, pjesë të një politike më të gjerë të transformimit të nomenklaturës së territoreve të pushtuara dhe të afirmimit të sovranitetit serb përmes toponimisë.
Në të njëjtën linjë, gazeta austro-hungareze “Volksfreund” botoi një fotografi të stacionit hekurudhor të Shkupit me mbishkrimin: “Zur Besitzung von Usküb durch die Serben” (“Me pushtimin e Üskübit nga serbët”), duke e trajtuar ndryshimin e pushtetit si fakt politik dhe duke dokumentuar fillimin e transformimit administrativ e simbolik të qytetit.
Rasti i Shkupit tregon se riemërtimi u përdor menjëherë si shenjë e autoritetit të pushtetit të ri. Edhe Shtojca për Kulturë 26 kor 2026 Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, Në dokumentet osmane dhe në raportet konsullore evropiane qyteti figuron zakonisht si Üsküb, Uskub ose Uskup, ndërsa pas pushtimit serb u institucionalizua forma Skoplje, përkatësisht Skopje.
Ndryshimi nuk ishte një përshtatje e thjeshtë gjuhësore, sepse u realizua në kuadër të zëvendësimit të administratës osmane, shtypjes së institucioneve vendëse dhe imponimit të gjuhës serbe në administratë, arsim dhe jetën publike.
Raportet austro-hungareze të periudhës 1870–1912 e identifikojnë Shkupin si qendër administrative të Vilajetit të Kosovës dhe përdorin vazhdimisht format Skopje dhe Üsküb në një kontekst shumëgjuhësh, pa e paraqitur qytetin si një hapësirë ekskluzivisht serbe (Schmitt & Frantz, 2020, pp. 133–144, 219–258). Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për kulturë
