Arsenali dhe Liverpooli në garë të ashpër për mbrojtësin anglez

0%

Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Aston Villas, Ezri Konsa, ndërsa edhe Liverpooli po monitoron situatën e reprezentuesit anglez.

Sipas “CaughtOffside”, londinezët e konsiderojnë Konsan një nga objektivat kryesorë për përforcimin e mbrojtjes gjatë kësaj vere, megjithëse kërkesa e Aston Villas prej rreth 60 milionë funtesh mund të jetë pengesa kryesore në negociata. Pavarësisht çmimit të lartë, Arsenali nuk e ka hequr dorë nga ideja për të transferuar 28-vjeçarin.

Raporti shton se Konsa është i interesuar për një kalim në “Emirates”, por nuk po ushtron presion për t’u larguar nga Aston Villa. Kjo e vendos klubin nga Birminghami në një pozitë të favorshme negociuese nëse Arsenali paraqet një ofertë zyrtare. Interesimi i Arsenalit për një qendërmbrojtës të ri lidhet edhe me situatën e William Salibas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbrojtësi francez po përballet me një lëndim që mund ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të gjatë, duke e shtyrë klubin të kërkojë alternativa. Përveç Konsas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po shqyrton edhe emra të tjerë për repartin defensiv, mes tyre qendërmbrojtësin e West Hamit, Konstantinos Mavropanos, si dhe mbrojtësin e Comos, Jacobo Ramon./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi