Realizoi “golin e karrierës” me Zurichun, Valon Berisha: Doja vetëm

0%

Mesfushori Valon Berisha thotë se nuk tentoi të shënonte nga gjuajtja e lirë, pas një eurogoli që realizoi ndaj Servette. Me një goditje të çmendur, Berisha e la të shtangur portierin derisa topi shkoi në korner të rrjetës. Pas ndeshjes për mediat zvicerane, veterani i Kosovës duke qeshur konfirmoi se nuk tentoi të shënonte. “Kjo është pyetja e ditës, apo jo?

Jo, thjesht doja të harkoja dhe pastaj topi fluturoi për në rrjetë. Sigurisht jam shumë i lumtur, por më i lumtur me këtë fitore të luftuar”. Berisha është bërë drejtuesi i mesfushës së Zurichut dhe për këtë ndihet i lumtur. “Gjithnjë më ka pëlqyer të drejtoj dhe të marrë përgjegjësi.

Jemi në rrugën e duhur, por ende mund të përmirësohemi”. 🚀 Goli i çmendur i Valon Berisha ndaj Servette pic.twitter.com/3ZVon2JF3W — AlbanianScout (@albanianscout) August 1, 2026 Ndërkohë, edhe kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi u nda i lumtur me fitoren e arritur. “Pas një paraqitje ndaj St.Gallen, mendoj se e meritonim këtë eventualisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo eventualisht erdhi menjëherë në ndeshjen e radhës”. “Dhamë gjithçka. Fitore tepër e rëndësishme për moralin tonë. Kur merr tre pikë, atëherë i meriton”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi