Nelson Hysa pret “luftën e jetës”: Fury do të bjerë me nokaut,

0%

Boksieri i pamposhtur shqiptar, Nelson Hysa, ka konfirmuar se është në pritje të kontratës finale për një përballje të mundshme me ish-kampionin e botës, Tyson Fury. Britaniku 37-vjeçar raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje për një superduel me Anthony Joshuan më vonë gjatë këtij viti, por para kësaj përballjeje ai dëshiron edhe një tjetër meç për shkak të pauzës së gjatë nga boksi.

Fury u rikthye në ring pas 16 muajsh pushim në përballjen ndaj Makhmudovit dhe tani një nga emrat e përmendur si kundërshtar i radhës është pikërisht Nelson Hysa. Boksieri shqiptar 41-vjeçar ka një rekord perfekt në boksin profesionist, me 24 fitore në po aq ndeshje, prej të cilave 22 i ka arritur me nokaut.

Në një intervistë për talkSPORT, Hysa bëri të ditur se kontaktet mes dy kampeve kanë nisur dhe se po pret vetëm finalizimin e marrëveshjes. “Ky është një lajm i mirë që po dëgjoj. E di që ekipi im ka folur me ekipin e Tysonit. Është kënaqësi të ndaj ringun me Tyson Furyn – unë jam duke pritur kontratën finale”, tha Hysa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se palët janë duke diskutuar për detajet e meçit, përfshirë datën dhe vendin e zhvillimit. Në rast se dueli zyrtarizohet, kjo do të ishte sfida më e madhe në karrierën e Hysës, i cili synon të përballet me një nga emrat më të mëdhenj të boksit modern. Megjithatë, shqiptari nuk e fshehu besimin e tij dhe paralajmëroi një fitore me nokaut ndaj Furyt. “Do ta bëj.

Ju premtoj shqiptarëve se do t’ju bëj krenarë dhe të gjithë njerëzve që po na ndjekin. Besojmë se do të zhvillojmë një meç të mirë”, deklaroi Hysa. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com