Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend

0%

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 108 aksidente trafiku, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor. Sipas të dhënave zyrtare, 34 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar , ndërsa 74 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale . Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në kuadër të angazhimeve në komunikacion ka shqiptuar 1 mijë e 809 tiketa trafiku . Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona , ndërsa 12 persona janë ndaluar . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com