Shpërndaje në: Sulmet intensive izraelite të premten në mbrëmje dhe të shtunën vranë të paktën katër persona në Gazën qendrore dhe veriore dhe plagosën dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë. Ata bënë të ditur se palestinezët u vranë në zonën Sheikh Radwan në Gazën qendrore në një sulm ajror izraelit.
E sipas versionit të ushtrisë izraelite, ata që u shënjestruan ishin militantë të Hamasit. Ushtria nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme. Sulmet ndodhën pasi Hamasi konfirmoi të premten se do të çarmatoset për t’i hapur rrugë marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Gazë, megjithëse mbeten pengesa të mëdha.
Izraeli nuk ka komentuar zyrtarisht mbi marrëveshjen e Hamasit, e cila është pjesë e armëpushimit të shpallur tetorin e kaluar, e të ndërmjetësuar nga SHBA-të. Kjo marrëveshje bëri thirrje që Hamasi të çarmatoset dhe t’ia dorëzojë pushtetin një administrate të pavarur palestineze. Izraeli do të tërhiqej dhe do të vendosej një Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Në një postim të premten, ligjvënësi izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir e quajti marrëveshjen “të papranueshme” dhe tha se vrasjet në Gaza duhet të vazhdojnë.
