Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë boshllëkun e lënë nga mungesa e gjatë e Frenkie De Jongut. Mesfushori holandez do të mungojë tre deri në katër muaj, pasi pësoi një këputje të ligamentit kolateral medial në gjurin e djathtë.
Sipas emisionit spanjoll El Chiringuito, drejtuesit e Barcelonës po e shqyrtojnë seriozisht transferimin e 26-vjeçarit maroken. Lëndimi i De Jongut e ka lënë të zbuluar repartin e mesfushës, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Marc Casado e ka shtuar nevojën për një përforcim.
Girona, e cila ra nga La Liga në kategorinë e dytë spanjolle, kërkon 25 milionë euro, sa është edhe klauzola e lirimit të Ounahit. Interesimi për marokenin nuk vjen vetëm nga Barcelona. Sipas raportimeve, edhe Ajaxi, i drejtuar nga ish-trajneri i tij Michel, po monitoron situatën.
Ndërkohë, drejtori sportiv Deco është nën presion për ta mbyllur marrëveshjen, pasi opsionet e Barcelonës në mesfushë janë të kufizuara te Pedri, Gavi dhe Marc Bernal, me sezonin e ri që po afron. Pavarësisht rënies së Gironës nga elita, Ounahi zhvilloi një sezon të mirë në aspektin individual.
Ai shënoi pesë gola dhe dhuroi dy asistime në 24 paraqitje në kampionat, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës. Barcelona nis kërkimin për pasuesin e Ferran Torresit, në listë edhe Fisnik Asllani Një dëmtim e pengoi marokenin të përballej me Barcelonën në dy ndeshjet e sezonit të kaluar, edhe pse ai ishte një nga lojtarët kyç në planet e Michel.
Edhe pse Ounahi ka karakteristika më sulmuese dhe mund të luajë si mesfushor ofensiv apo edhe në krah, Barcelona beson se ai është profili i duhur për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e gjatë e De Jongut./ Telegrafi
