Barcelona nis kërkimin për pasuesin e Ferran Torresit, në listë edhe

0%

E ardhmja e Ferran Torresit te Barcelona është vënë seriozisht në dyshim, ndërsa raportimet e fundit nga mediat evropiane bëjnë të ditur se sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Sipas Foot Mercato , Torres ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve.

Bisedimet mes klubit francez dhe përfaqësuesve të lojtarit tashmë kanë nisur. Ndërkohë, Marca raporton se gjatë javës së ardhshme priten kontakte mes PSG-së dhe Barcelonës për të diskutuar mundësinë e një transferimi.

Torresi vjen pas një periudhe të rëndësishme në karrierë, pasi ishte protagonisti kryesor i Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, ku shënoi golin vendimtar që i dha “La Rojas” trofeun e dytë botëror në histori. PSG-ja në bisedime direkte me agjentin e yllit të Barcelonës Në rast të largimit të tij, Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativat për repartin ofensiv.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Menjëherë pas raportimeve për dëshirën e Torresit për t’u larguar, në skenë kanë dalë disa emra që mund ta zëvendësojnë atë. Njëri prej tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheimi në Bundesligë.

Interesimi i Barcelonës për Asllanin nuk është i ri, pasi edhe më herët janë publikuar raportime se klubi katalanas po monitoron profilin e sulmuesit kosovar, i cili shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Asllani ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Gjermani dhe profili i tij, moshë e re, forcë fizike dhe aftësi për të luajtur në disa role në sulm, përputhet me politikën e re të Barcelonës për të afruar talente me perspektivë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi