Struga Trim Lum fiton bdaj Ohrit

0%

Futbollistët e Struga Trim Lum dhe Ohër Lihnidos e shfrytëzuan pauzën në kampionatin maqedonas për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Skuadra strugane, që garon në Ligën e Parë, arriti fitore me rezultatin 3:1. Golat për Struga Trim Lum i shënuan Diakite, Maleski dhe Nuhija.

Për ekipin e Strugës, kjo fitore shërben si një parapërgatitje e mirë para ndeshjes së javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku do të përballet me Shkupin.

Burimi: Bota Sot