Trump nuk heq dorë nga Groenlanda: Mund të bëhet shteti i 51-të i

0%

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në qendër të vëmendjes idenë e marrjes nën kontroll të Groenlandës, duke sugjeruar se territori mund të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Gjatë një interviste për Real America’s Voice , Trump u pyet nëse vazhdon të jetë i interesuar për Groenlandën. “A po e shikoni ende Groenlandën?

Kam parashikuar se para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber. “Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”, u përgjigj Trump.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social , presidenti amerikan shkroi se “Groenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së”. Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se ai ka rëndësi të madhe strategjike për sigurinë kombëtare amerikane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk përjashtonte përdorimin e forcës për të marrë nën kontroll territorin, ai më pas sqaroi se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën ushtarake. Presidenti amerikan e riktheu këtë çështje edhe gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, kur deklaroi se Groenlanda “duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com