Lajmërohet shefi i kabinetit të Përparim Ramës, i mohon akuzat për

0%

Florent Maliqi, Shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, përmes një deklarate për media të lëshuar gna zëdhënësja e Kryeqytetit, i ka mohuar akuzat për korrupsion që janë ngritur ndaj tij, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe pjesë e një fushate denigruese.

Në këtëdeklaratë të dërguar për media, Maliqi tha se pretendimet janë “tërësisht të pavërteta, qesharake dhe pjesë e një fushate të ulët denigruese” që, sipas tij, synon të dëmtojë integritetin e tij personal dhe institucional. Ai bëri të ditur se do të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.

“Në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë dhe institucionet kompetente, pres zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, përfshirë identifikimin e personave që qëndrojnë prapa këtij fabrikimi, denigrimi dhe linçimi publik”- thuhet në deklaratën e Maliqit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shefi i kabinetit të kryetarit të Prishtinës shtoi se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për, siç tha ai, të zbardhur rastin deri në fund dhe për të kërkuar përgjegjësi nga personat e përfshirë në fabrikimin dhe shpërndarjen e këtyre pretendimeve.

Reagimi i Maliqit vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj tij dhe disa zyrtarëve të kabinetit të Komunës së Prishtinës, duke i akuzuar për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me disa procese komunale.

Kallëzimi penal u dorëzua të enjten e datës LVV pretendon se kallëzimi penal bazohet në një sinjalizim anonim të pranuar nga një grup asamblistësh të Prishtinës. Ajo deklaroi se në emailin e sinjalizuesit përfshihen materiale dhe komunikime që pretendohet se lidhen me legalizime të kundërligjshme dhe shuma të mëdha parash.

Ndërkaq, në materialet e publikuara në rrjetet sociale, të cilat më pas janë shpërndarë edhe në media, pretendohet se në një komunikim mes Maliqit dhe një personi tjetër, përmendet marrja e një shume parash për legalizimin e një objekti në Prishtinë.

Në të njëjtat materiale pretendohet gjithashtu se Maliqi, gjatë kohës sa drejtonte Drejtorinë e Urbanizmit, ka kryer veprime në interes të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Sipas këtyre pretendimeve, komunikimet janë zhvilluar me një person , me të cilin Maiqi ka qenë i afërt me të.

Autenticiteti i këtyre komunikimeve nuk është konfirmuar dhe pretendimet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Të premten () ka reaguar edhe kryetari P ërparim Rama, ku tha se e mirëpret faktin që çështja i është drejtuar Prokurorisë, duke shtuar se institucionet komunale do të bashkëpunojnë plotësisht me organet e drejtësisë.

“E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim”- ka deklaruar Rama, të premten, më .

Komuna e Prishtinës, sipas tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj kujtdo që eventualisht konstatohet se ka shkelur ligjin. “Dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë. Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, padiskutim”- shkruhet ndër të tjera në reagimin e Ramës.

Maliqi, para se të ishte shef i kabinetit të Ramës, drejtonte Drejorinë e Urbanizmit, e më pas atë të Kadastrit në Komunën e Prishtinës.

Burimi: Kallxo