Tërmet i fuqishëm pranë Napolit, 26 të lënduar dhe rreth 300 banorë

0%

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën Campi Flegrei, pranë Napolit në Itali, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas autoriteteve italiane, 26 persona kanë pësuar lëndime, prej të cilëve pesë janë dërguar për trajtim në spital. Ndërkohë, rreth 300 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në zonën e Pozzuolit.

Ministri italian i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, ka paralajmëruar se aktiviteti sizmik dhe vullkanik në rajon ende nuk ka përfunduar, duke u bërë thirrje banorëve që të tregojnë kujdes. Lëkundjet janë regjistruar në një thellësi prej rreth tre kilometrash dhe janë cilësuar si më të fuqishmet në këtë zonë gjatë 40 vjetëve të fundit.

Si pasojë e tërmetit, është shembur edhe një pjesë e shkëmbit në zonën e prekur, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nisur kontrollet për vlerësimin e dëmeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com