Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Vitisë

0%

Një infermerie e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, raportohet se është sulmuar fizikisht, gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Vitisë përmes një reagimi publik, të shtunën, më .

Përmes një shkrimi të përbashkët, Komuna e Vitisë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe QKMF-ja në Viti e cilësuan dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë si të papranueshme, duke theksuar se ajo përbën sulm ndaj dinjitetit të profesionistit, sigurisë në vendin e punës dhe vetë sistemit shëndetësor.

Komuna tutje thekson se, edhe kur punëtori shëndetësor nuk është objektiv i drejtpërdrejtë i një konflikti, çdo akt dhune brenda institucioneve publike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Komuna ka shprehur mbështetje për infermieren dhe për stafin e QKMF-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, u është bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për trajtimin e rastit dhe që autorët të mbajnë përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt, ku shërbimet shëndetësore ofrohen me profesionalizëm, qetësi dhe dinjitet”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e rajonit të Gjilanit, dhe është në pritje të përgjigjeve zyrtare.

Burimi: Kallxo