Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se vendi i tij ka mbetur pa raketa interceptuese për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot, duke paralajmëruar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.
Në një deklaratë të publikuar të premten në Telegram, Zelensky u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë që të furnizojnë urgjentisht Ukrainën me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore. “Vetëm një raketë balistike u rrëzua sonte, thjesht sepse nuk ka më raketa për sistemet Patriot”, deklaroi ai. Ndërkohë, Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm ndaj një anijeje civile në Detin e Zi.
Kreu i agjencisë shtetërore ruse për energjinë bërthamore, Rosatom, Alexey Likhachev, tha se një sulm ukrainas fundosi anijen e mallrave Yanina , e operuar nga kompania Fesco , rreth 210 kilometra larg portit rus të Novorossiyskut. Sipas tij, anija transportonte ngarkesë civile në ujërat ndërkombëtare, ndërsa të 17 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë.
Ukraina nuk ka komentuar ende mbi këto pretendime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
