Angellov: Situata me zjarret në vend është stabile

0%

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se situata me zjarret po mbetet stabile. Ai tha se disa zjarre janë shuar e ndërsa disa janë nën kontroll. “Në mëngjes situata me zjarret ishte stabile, ka disa zjarre aktive në ambient të hapur, por më duhet të them se gjendja me zjarret ndryshon nga momenti në moment.

Deri sa e jap këtë deklaratë, mund të shpërthejnë zjarre të reja në vende të ndryshme nëpër shtet. Në këtë moment kemi një zjarr serioz dhe të vështirë për t’u fikur, e ai është zjarri që nga deponia e Strugës, doli në bimësinë afër. I njëjti ishte aktiv edhe dje, në orët e pasditës.

Fillimisht u vendos pjesërisht nën kontroll dhe për fat të keq sot përsëri u iku zjarrfikësve nga kontrolla. Momentalisht ka flakë dhe ndaj tij do të dërgojmë së paku dy air traktorë”, deklaroi Angellov.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot