Në LDK kundërshtohet obligimi i deputetëve për votën në Kuvend

0%

Shpërndaje në: Deklarata e miratuar nga Kuvendi i LDK-së, e cila i obligon deputetët të veprojnë sipas vendimeve të partisë, ka nxitur përplasjet e para brenda kësaj force politike. Një pjesë e deputetëve të zgjedhur e cilësojnë obligimin si kundër Kushtetutës, ndërkaq mbështetës të kryetarit Lumir Abdixhiku insistojnë se vendimet e shumicës duhet të respektohen.

Ka nxitur kundërshtimin e një numri deputetësh të zgjedhur të Lidhjes Demokratike deklarata e miratuar në Kuvendin e kësaj partie të enjten. Në Kuvendin që e rikonfirmoi Lumir Abdixhikun kryetar të partisë, u mor vendimi që i obligon të zgjedhurit e partisë të kontribuojnë në formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe që të veprojnë konform secilit vendim të strukturave të partisë.

Për ata që shpërfillin vendimin, janë paralajmëruar masa. Deputetja Janina Ymeri ka dhënë mesazhin të shtunën se obligimi është kundërkushtetues. Ajo ka publikuar në Facebook pikën e parë të nenit 70 të Kushtetutës, që thotë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Kësaj ia ka shtuar edhe shkrimin “Kosova djep i demokracisë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka reaguar edhe kolegu i saj, Arben Gashi. Ai ka thënë se LDK-në “nuk e frikëson as presioni nga jashtë, as sfidat nga brenda”. “Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj. Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj.

Jam në politikë jo për të mbrojtur interesa të përkohshme, por për të ndërtuar një LDK më të fortë, më demokratike dhe më besnike ndaj idealit të saj”, ka shkruar ai.

Edhe Arbëri 2 o. më parë Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri Ymeri e Gashi janë prej ligjvënësve të LDK-së që hapur janë pozicionuar kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, negociatat për të cilin i ka nisur kryetari Lumir Abdixhiku.

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë që u mbajt të enjten, Abdixhiku i mbijetoi mocionit për shkarkim dhe paralajmëroi rinisjen e negociatave për institucionet.

Deputeti i zgjedhur, Paris Guri, i cili është një prej mbështetësve të Abdixhikut, ka thënë se Deklarata që obligon deputetët të respektojnë vendimet që merren nga shumica në parti, duhet të respektohen nga ligjvënësit e LDK-së. “Në demokraci vendos shumica. Nëse një shumicë vendos për një vendim, natyrisht që unë i nënshtrohem për arsye që kjo është demokracia.

Unë mund ta kem mirë ose mund ta kem keq. Atë e dëshmon koha. Mirëpo, përderisa jam pjesë e një formacioni politik dhe ai formacion politik më ka prodhuar deputet, është e padrejtë që unë ta marr vullnetin e tyre dhe të dal kundër vullnetit të tyre”, ka thënë Guri në “Interaktiv” të KTV-së.

Deklarata e publikuar të premten e vë fokusin tek angazhimi për t’i konstituuar institucionet e Kosovës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Abdixhiku i është përgjigjur kërkesës për konsultime rreth formimit të institucioneve, që ia ka bërë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas takimit të dy kanë shprehur gatishmëri për vazhdim negociatash rreth formimit të institucioneve, por së paku 6 deputetë të LDK-së hapur janë pozicionuar kundër marrëveshjes së mundshme të koalicionit me LVV-në.

Deklarata politike e miratuar nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së i obligon të gjithë zyrtarët, deputetët dhe përfaqësuesit e kësaj partie t’i zbatojnë vendimet e organeve kompetente, ndërsa parasheh masa statutare për ata që veprojnë në kundërshtim me to. Ajo ua ndalon kundërshtimin publik të qëndrimeve zyrtare pas përfundimit të procesit vendimmarrës.

Në këtë dokument, LDK-ja e përcakton si prioritet funksionalizimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ymeri më herët ishte shprehur haptas kundër një koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen. E edhe deputetë të tjerë të kësaj partie kanë thënë se VV-ja duhet të largohet nga pushteti.

Megjithatë, pas rikonfirmimit të Abdixhikut si kryetar, përfaqësues të LDK-së, por edhe të VV-së kanë sinjalizuar mundësinë e një marrëveshjeje për formim të institucioneve. Të dyja partitë kanë shprehur gatishmëri për t’iu kthyer negociatave që u pezulluan për të pritur Kuvendin e 30 korrikut në LDK.

Edhe Arbëri 3 o. më parë Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin-Potok Madje të shtunën, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u shpreh se në Kuvend është arritur pajtimi që LDK-ja të bashkëpunojë me VV-në për formim të institucioneve.

Ai ka theksuar se me gjithë dallimet në qëndrimet brenda LDK-së, ajo gjendet përballë ofertës nga Vetëvendosje si parti fituese. Haziri ka përmendur sërish tri parakushte për marrëveshjen me VV-në.

Menjëherë pas Kuvendit të LDK-së ai tha kjo parti e ka parakusht një marrëveshje “gjithçka ose hiç” – për të tri institucionet kryesore ose për asnjë; përshtatje të programeve e ndjekjen e një agjende shtetërore; si dhe pas pajtimit për këto dy të parat të kalohet tek ndarja e përgjegjësive. “Këto tri parime neve na bashkojnë si Grup Parlamentar.

Kuvendi ka kërkuar që kjo e drejtë të ushtrohet deri në fund. Se si do të përmbyllet kjo kërkesë, tani është çështje e negociatave (me LVV-në)”, ka thënë ai për “Radion Evropa e Lirë”. Haziri ka thënë se nëse Vetëvendosje dakordohet me këto parime, uniteti i LDK-së mund të sigurohet përmes bashkëpunimit të brendshëm.

Madje sipas tij, “nëse ka vullnet politik dhe gatishmëri (nga LVV-ja), atëherë LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore”. “Neve (në LDK) nuk na ndan asgjë, ndërkaq ndarja e përgjegjësive është krejt e fundit”, ka thënë ai. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosja ka siguruar 53 mandate.

Bashkë me deputetë nga radhët e komuniteteve, ajo ka numrin e mjaftueshëm të votave për ta zgjedhur kryeparlamentarin e edhe qeverinë. Ndërkaq, për zgjedhjen e presidentit kërkohet që së paku 80 deputetë të marrin pjesë në votim në dy rundet e para. LDK-ja ka siguruar 18 ulëse në Kuvend.

Bazuar në interpretimin nga Gjykata Kushtetuese, nëse brenda 60 ditësh pas konstituimit të Kuvendit nuk zgjidhet kreu i shtetit, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe organizohen zgjedhje të parakohshme. Edhe Arbëri 4 o. më parë Haxhiu: Instituti të vazhdojë me dokumentimin e krimeve të luftës Kuvendi do të mblidhet më 6 gusht për seancën konstituive.

Zgjedhjet e reja do të imponoheshin nëse dy muaj brenda konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit nuk zgjidhet presidenti i shtetit.

Burimi: Koha