Mickoski: Do të zgjerohet hetimi për ujin në Gostivar, situata po

0%

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se ekspertë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi i Shkupit” po kryejnë analizat e përditshme dhe se rezultatet tregojnë përmirësim të gjendjes në qytetin e Gostivarit. Ai tha se shteti ka siguruar ujë të pijshëm për banorët e Gostivarit, ndërsa falënderoi kompanitë dhe qytetarët që janë përfshirë në aksionin e donacioneve.

Sipas tij, problemi është shkaktuar nga veprimet e papërgjegjshme të disa të punësuarve në ndërmarrjen komunale, të cilët kanë transferuar ujë nga lumi në rezervuarin kryesor. Sa i përket përgjegjësisë për rastin, kryeministri pret që hetimi të zgjerohet dhe të përfshijë edhe persona të tjerë.

“Në këtë moment po zhvillohet procesi i hiperklorimit, i cili po kryhet nga ekspertë të Ndërmarrjes Publike ‘Ujësjellësi i Shkupit’. Çdo ditë merren mostra dhe analizohen. Tashmë mund të them se po shkojmë drejt një situate ku, ndoshta për herë të parë në dekadat e fundit, qytetarët e Gostivarit do të kenë ujë për pije që do të jetë bakteriologjikisht i rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria tashmë po vepron, kemi persona të ndaluar dhe të marrë në pyetje, ndërsa pres që hetimi të zgjerohet. Përgjegjësia është identifikuar dhe po ndërmerren masat e nevojshme.”, theksoi Mickoski.

Kryeministri shtoi se aktualisht qytetarëve u është siguruar ujë teknik dhe kërkoi durim deri në përfundimin e analizave, duke shprehur pritjen se shumë shpejt do të mund të përdorin ujin edhe për pije dhe gatim.

Burimi: Telegrafi