Përfundon mbulimi i deponisë së Pejës, zjarri dhe tymi janë eliminuar

0%

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i mbulimit me dhe të deponisë së qytetit të Pejës, ku janë përdorur rreth 24 mijë metra kub material. Sipas njoftimit të kompanisë, deponia tashmë ndodhet në gjendje stabile, ndërsa zjarri dhe tymi janë eliminuar plotësisht.

Paralelisht, po vazhdon edhe procesi i ajrosjes së zonës, në përputhje me rekomandimet profesionale. Nga KRM “Ambienti” kanë njoftuar se ndërhyrja është realizuar duke zbatuar rekomandimet e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Punimet në terren janë përcjellë nga kryetari i Bordit të Drejtorëve, Gramoz Xhemajli, dhe kryeshefi ekzekutiv, Diedon Berisha. Kompania ka vlerësuar se koordinimi dhe vendimmarrja e tyre kanë qenë të rëndësishme në menaxhimin e situatës dhe stabilizimin e deponisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim, KRM “Ambienti” ka shprehur shqetësimin për rastet e zjarrvënieve të qëllimshme gjatë sezonit të verës, duke theksuar se këto raste ndër vite kanë shkaktuar probleme të vazhdueshme në deponi dhe kanë ndikuar te banorët përreth.

Kompania ka falënderuar institucionet dhe akterët e përfshirë për bashkëpunimin, duke bërë të ditur se situata në deponinë e qytetit të Pejës është rikthyer në normalitet.

Burimi: Bota Sot