Shpërndaje në: Valët e gjata të të nxehtit dhe thatësira kanë ulur nivelin e ujit në lumin Danub në nivele kritike, duke shkaktuar probleme serioze në prodhimin e energjisë elektrike dhe në transportin lumor në disa vende të Evropës. Situata paraqitet veçanërisht e rëndë në Serbi dhe Rumani.
Në hidrocentralin “Gjerdap 1”, një nga më të mëdhenjtë në rajon, lumi është tërhequr aq shumë sa janë shfaqur brigje, zhavorr dhe pjesë të shtratit të lumit, ndërsa anijet e mallrave po lundrojnë me vështirësi, shkruan Reuters.
Drejtori i prodhimit në “Gjerdap 1”, Davor Malkoviq, ka thënë se hidrocentrali, me kapacitet ditor prej 15 gigavat-orësh (GWh), aktualisht po prodhon vetëm rreth 20 për qind të kapacitetit. Edhe prodhimi në hidrocentralin “Gjerdap 2” është ulur ndjeshëm.
Masa emergjente në Serbi Më 30 korrik, autoritetet serbe shpallën masa emergjente për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së ujit. Masat përfshijnë gatishmëri të plotë të autoriteteve lokale, furnizim me ujë të pijshëm, kufizim të aktiviteteve në ambiente të hapura dhe ndalim të ujitjes.
Edhe Rajon 30 dhj 2025 Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të vazhdojë punën Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka paralajmëruar se vala e të nxehtit, me temperatura mbi 30 gradë Celsius, do të vazhdojë edhe për të paktën 10 ditë.
Sipas Malkoviqit, rënia e Danubit mund të shkojë nën minimumin biologjik, duke arritur nën 1.400 metra kub ujë në sekondë, nivel që nuk është regjistruar kurrë më parë. Rrezik edhe për termocentralet Kompania Elektroekonomia e Serbisë (EPS) bëri të ditur se niveli i ulët i ujit ka ndikuar edhe në sistemet e ftohjes së termocentraleve në Kostolac, duke i detyruar ato të ulin prodhimin.
Për këtë arsye, Serbia po mbështetet më shumë në hidrocentralet e kthyeshme, si ai i Bajina Bashtës, si dhe në kompleksin termoenergjetik “Nikola Tesla”, i cili prodhon rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit. Rreth 60 për qind e energjisë elektrike në Serbi prodhohet nga linjiti, 30 për qind nga hidrocentralet, ndërsa pjesa tjetër nga burime të tjera.
Probleme në gjithë rajonin Thatësira ka prekur edhe vendet e tjera përgjatë Danubit. Në Hungari, centrali bërthamor “Paks” ka përgjysmuar prodhimin e njërit reaktor për shkak të nivelit të ulët të ujit, ndërsa në Rumani kompania “Nuclearelectrica” ka ndalur përkohësisht punën e të dy reaktorëve të centralit bërthamor në Çernavodë.
Edhe Rajon 9 kor 2026 SHBA-ja hyn në sektorin energjetik të Serbisë përmes hidrocentralit “Gjerdap 3” Ndërkohë, rënia e nivelit të ujit ka zbuluar edhe zbulime të pazakonta. Në Bullgari janë gjetur mbetje që besohet se i përkasin një mamuthi të lashtë.
Në Serbinë lindore, pranë qytetit të Prahovës, ulja e nivelit të Danubit kanë nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e ndryshkura të anijeve të flotës naziste të Detit të Zi, të fundosura në vitin 1944 me qëllim ngadalësimin e përparimit të Ushtrisë Sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
