Korabi ka zhvilluar dje një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra dibrane u përball me Sopotin në fushën sportive të Ahmetaqit, në një takim që përfundoi me rezultatin 1-1. Pjesa e parë e sfi dës u mbyll me rrjeta të paprekura, me të dyja ekipet që kërkuan të impononin ritmin e tyre, por pa arritur të gjenin golin.
Në pjesën e dytë, Korabi kaloi në avantazh me anë të Gjonit, i cili fi nalizoi bukur një aksion të skuadrës dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0. Kur gjithçka po shkonte drejt fi tores së Korabit, Sopotit iu dha mundësia për të barazuar në minutën e fundit të takimit. Miqtë fituan një 11-metërsh, nga i cili arritën të shënojnë dhe të vendosin shifrat përfundimtare 1-1.
Trajneri i Korabit shfrytëzoi këtë përballje për të testuar lojtarët dhe për t’u dhënë minuta disa prej elementëve të skuadrës gjatë fazës përgatitore. Formacioni titullar i Korabit ishte: Kozi, Xhika, Laho, Allmuça, Koleci, Gjinaj, Isteri, Kuka, Reçi, Duro, Marku. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Mati, Arapi, Zeqiraj, Bashari, Raza, Deda, Gjoni, Spahiu, Bendo dhe Isaku.
Korabi vijon kështu përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa këto teste miqësore po shërbejnë për stafi n teknik për të konsoliduar grupin dhe për të rritur ritmin e skuadrës.
