“Sunny Hill” shet të gjitha biletat: “Faleminderit”

0%

Sunny Hill Festival ka arritur një tjetër sukses të madh, duke shpallur zyrtarisht se të gjitha biletat janë shitur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizatorët falënderuan publikun për mbështetjen dhe interesimin e jashtëzakonshëm për edicionin e këtij viti. “Sold out. Faleminderit për dashurinë e jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Interesi i madh i publikut erdhi pas një liste të fuqishme artistësh dhe një programi që ka sjellë në skenën e Sunny Hill emra të mëdhenj ndërkombëtarë dhe vendas, duke e kthyer festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

Shpallja “sold out” konfirmon edhe një herë mbështetjen e madhe të publikut për Sunny Hill Festival dhe pritshmëritë e larta për netët e muzikës që do të zhvillohen në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot