Arsenal përgatit goditjen më të madhe në historinë e tyre?

0%

Ditët kalojnë dhe “telenovela” mes Vinicius Junior dhe Real Madridit për rinovimin e mundshëm, vazhdon ende. Dje, Marca raportoi se Real Madridi i kishte informuar përfaqësuesit e brazilianit se oferta e bërë disa javë më parë do të ishte e fundit; ata nuk ishin të gatshëm ta rrisnin atë, pasi nuk donin të prishnin strukturën e pagave të ekipit.

Tani, topi është në fushën e Vinicius Junior, i cili duhet të ulë kërkesat e tij nëse dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin. Në anën tjetër, burime mediatike nga Anglia bëjnë me dije se Arsenal ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me Vinicius Junior.

Sipas HandofArsenal, “Topçinjtë” kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin brazilian dhe janë të vendosur për t’i dërguar Real Madridt një ofertë bindëse mbi 150 milionë euro për të lënë të lirë këtë verë anësorin brazilian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot