Arrestohet në Shkup 22-vjeçari nga Kosova, kërkohej me urdhërarrest

0%

Një 22-vjeçar nga Kosova është arrestuar të premten në Shkup, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, G.K. u arrestua rreth orës në zonën e Bit Pazarit, nga zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Ai kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes. “G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së maqedonase. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com