Man Utd gati ta përdorë Zirkzeen për ta transferuar Conceicaon

0%

Manchester United po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi për të siguruar shërbimet e anësorit të Juventusit, Francisco Conceição. Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” mund të përfshijnë në marrëveshje sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, së bashku me një shumë parash, për të ulur kërkesën e Juventusit prej 60 milionë eurosh për portugezin.

Nga ana tjetër, Juventusi e sheh Zirkzeen si një përforcim ideal për repartin ofensiv dhe beson se ai përshtatet shumë mirë me planet taktike të trajnerit Luciano Spalletti. Nëse bisedimet avancojnë, shkëmbimi mund të jetë një nga lëvizjet më interesante të merkatos së verës.

Burimi: Bota Sot