Armand Duka përshëndet tërheqjen e FIFA-s: Uniteti i UEFA-s dëshmoi

0%

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka vlerësoi vendimin e FIFA-s për të hequr dorë nga plani për përfshirjen e investitorëve privatë në Kupën e Botës, duke theksuar se transparenca dhe integriteti duhet të mbeten themeli i qeverisjes së futbollit.

Presidenti i FSHF-së ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për t’u tërhequr nga projekti që parashikonte shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të garave të saj tek investitorë privatë. Ai e cilësoi këtë një zhvillim pozitiv, por theksoi se debati i ditëve të fundit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë transparencë, integritet dhe llogaridhënie në qeverisjen e futbollit botëror.

FIFA heq dorë nga plani i shitjes së Kupës së Botës pas kërcënimeve të mëdha me bojkot nga UEFA dhe konfederatat tjera Në reagimin e tij, Duka shprehu mbështetje të plotë për qëndrimin e UEFA-s, duke nënvizuar se uniteti i federatave evropiane ishte vendimtar për këtë rezultat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, futbolli duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga parimet e qeverisjes së mirë dhe interesat e lojës, ndërsa mësimet e nxjerra nga kjo situatë duhet të shndërrohen në masa konkrete për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

Postimin i plotë i Armand Dukës: E mirëpres vendimin e fundit të FIFA-s për t’u tërhequr nga plani per shitjen e një pjese të të drejtave të FIFAs tek investitorë privat që doli në dritë gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, zhvillimet që shoqëruan këtë proces kanë ngritur në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje serioze mbi integritetin, transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e futbollit, çështje që do të duhet patjetër të adresohen.

Vendimet që ndikojnë në qeverisjen e sportit tonë duhet të udhëhiqen gjithmonë nga standardet më të larta të transparencës, qeverisjes së mirë dhe përgjegjshmërisë institucionale. Këto parime janë themelore për mbrojtjen e integritetit të futbollit. Mbështes plotësisht qëndrimin e UEFA-s.

Së bashku me UEFA-n dhe kolegët e mi, presidentët e federatave kombëtare, do të punoj ngushtë për të siguruar që mësimet e nxjerra nga kjo situatë të përkthehen në hapa konkrete dhe që të vendosen mekanizmat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Përgjegjësia jonë e përbashkët është të mbrojmë futbollin, të ruajmë vlerat e tij dhe të sigurojmë që ai të vazhdojë të qeveriset me integritet, transparencë dhe gjithmonë në interesin më të mirë të lojës dhe të gjithë atyre që janë pjesë e saj. Edhe një herë u dëshmua se uniteti është vlera jonë më e madhe.

UEFA tregoi sërish se, kur të gjithë aktorët e futbollit flasin me një zë të vetëm dhe qëndrojnë të bashkuar, gjithmonë mund të gjendet rruga e duhur. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi