Rezultat se jo mahi, 55:2!

0%

Në Kampionatin Botëror të hendbollit për vajza nën 18 vjeç, që po zhvillohet në Rumani, ditë më parë Franca shënoi fitore ndaj Fixhit me rezultatin 55:2. Në fund të pjesës së parë rezultati ishte 27:1, ndërsa francezet vendosën rekord të ri në kampionatet botërore me diferencën më të madhe të golave (+53), duke kaluar rekordin e mëparshëm prej +49.

Fixhi shënoi golin e parë në historinë e pjesëmarrjeve të tij në kampionatet botërore në minutën e 8-të, me anë të Ro Banuve Logavatu, ndërsa golin e dytë e realizoi Litia Vuniëai në minutën e 46-të. Midis këtyre dy golave, Franca shënoi plot 33 gola radhazi. Franca luajti me të gjitha 16 hendbollistet në dispozicion dhe secila prej tyre arriti të shënonte të paktën një gol.

Më efikasja ishte Grace Mpioso me 10 gola, ndërsa Oumou Traore shënoi 7, kurse Thya Hellegoet dhe Emma Plancon nga 6 gola secila. Fixhi kishte vetëm 12 lojtare në dispozicion, përfshirë dy portiere, dhe nga 29 gjuajtje arriti të realizonte vetëm dy gola.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot