Rritet në 67 numri i viktimave nga eksodi masiv në Ceuta, Spanja

0%

Numri i trupave të pajetë të gjetur përgjatë bregdetit të Ceutës është rritur në 67, pas fluksit masiv të emigrantëve që hynë ilegalisht në territorin spanjoll, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Spanjës. Ndërkohë, Garda Civile vijon operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën pranë valëthyeses kufitare Tarajal, ku dyshohet se mund të ketë ende viktima.

Sipas burimeve qeveritare, asnjë prej personave që hynë ilegalisht në Ceuta nuk është transferuar drejt territorit kontinental të Spanjës. Gazeta El Pais raportoi se nga rreth 50 mijë emigrantë që kaluan kufirin, mbi 48 mijë janë rikthyer në Marok brenda më pak se 48 orësh. Autoritetet spanjolle kanë nisur ndërkohë forcimin e masave të sigurisë në kufi.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se në orën të mëngjesit të së shtunës filloi vendosja e barrierave mbrojtëse në valëthyesen Tarajal. Sistemi përfshin një barrierë të fryrë me gjatësi 500 metra, me lartësi nga 30 deri në 70 centimetra mbi sipërfaqen e ujit dhe me një pjesë të zhytur deri në një metër thellësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Struktura është kombinuar me një linjë elementësh lundrues të ankoruar, të vendosur nga Marina Spanjolle. Sipas El Pais, konfigurimi i ri krijon një korridor që u mundëson mjeteve lundruese të Gardës Civile të patrullojnë dhe të mbrojnë barrierën në çdo moment.

Burimi: Bota Sot