Shpërndaje në: Mbrojtësi Amir Rrahmani e ka uruar Napolin për 100-vjetorin e themelimit të klubit. Ai ka thënë se gjatë gjashtë vjetëve te Napoli “kam pasur privilegjin dhe krenarinë e madhe të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe”. Në urimin për Napolin, Rrahmani ka publikuar një fotografi me flamurin e Kosovës. Rrahmani është kapiten i Kosovës.
Me Napolin ka fituar dy tituj të kampionit dhe një Superkupë të Italisë. Napolit iu bashkua në vitin 2020 nga Hellas Verona. Edhe Futboll 9 shk 2026 Rrahmani po e gjen formën, tifozët e Spartës assesi të “mbushen mend” Për klubin italian ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 202 ndeshje. Për “Dardanët”, Rrahmani ka luajtur 66 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola.
