Një aksion i Policisë së Kosovës, i zhvilluar në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, ka rezultuar me zbulimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike te një 29-vjeçar në Viti. Sinjali mëson se i dyshuari është Valon Lipovica ga Gjilani.
Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti, ku patrulla policore ka ndaluar për kontroll një automjet në kuadër të planit operativ. Gjatë kontrollit, te pasagjeri Valon Lipovica është gjetur dhe sekuestruar 3.2 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga Policia, ndërsa substanca e dyshuar është konfiskuar në cilësinë e provës materiale. Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
