Ekskluzive | Kapet me “joint” në hyrje të Sunny Hill – 23-vjeçari

0%

Një 23-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor pasi u kap me substancë të dyshuar narkotike në hyrje të festivalit Sunny Hill, në Bërnicë të Prishtinës. Sinjali mëson se i dyshuari është Adelajdo Dhepa .

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , kur njësitë policore që ishin angazhuar në sigurimin e festivalit kanë ndaluar të riun për kontroll në hyrje të rrethojave të Sunny Hill. Gjatë kontrollit trupor, policët kanë gjetur dhe sekuestruar një cigare të mbështjellë (“joint”), e cila dyshohet se përmbante marihuanë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të narkotikëve”. Me aktvendim të Prokurorit, Adelajdo Dhepa është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com