Nga: Besartë Elshani Shpërndaje në: Publiku ka shijuar koncertin e Bees & Honey, ndërsa mbrëmja po vazhdon me Roya dhe Tyson O’Brien. Ndërkohë, në hapësirat e festivalit atmosfera po bëhet gjithnjë e më elektrizuese, me mijëra pjesëmarrës që po presin kulmin e natës.
Të gjitha sytë do të jenë të drejtuar nga Sunny Hill Stage ku pritet të ngjitet superylli i muzikës elektronike Martin Garrix. Performanca e tij konsiderohet momenti më i shumëpritur i ditës së tretë të festivalit dhe pritet të mbledhë turmën më të madhe të fundjavës.
