Ekskluzive | Të shtëna në aheng familjar në Rahovec – Policia bastis

0%

Një aheng familjar në fshatin Drenoc të Rahovecit është shoqëruar me të shtëna me armë, duke çuar në ndërhyrjen e Policisë dhe sekuestrimin e armës që dyshohet se u përdor gjatë festës. Sinjali mëson se i dyshuari është Shkodran Rexhepi rreth 27-vjeçar .

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës pasi Policia u njoftua nga persona anonimë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Drenoc. Dy patrulla policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz të tipit “BRUNI MOD 92”, pa numër serik, kalibër 9 mm, prodhim italian.

Gjithashtu janë sekuestruar një karikator me tre fishekë dhe shtatë gëzhoja me gaz, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit, Shkodran Rexhepi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com