Ekskluzive | Antidroga godet sërish në Gjakovë – 20-vjeçari kapet me

0%

Një 20-vjeçar ka përfunduar në duart e njësisë së Antidrogës në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Sinjali mëson se i dyshuari është Gert Bakalli, rreth 20-vjeçar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 gushtit, rreth orës , në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar të riun për kontroll.

Gjatë kontrollit, policët kanë gjetur dhe sekuestruar 1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale. I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së, ku është intervistuar lidhur me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa Gert Bakalli është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com