Shpërndaje në: Mbetjet mortore që vërshimet e fundit i nxorën në sipërfaqe në Rahovec janë vlerësuar si “me interes” për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Policia ka njoftuar të shtunën se bashkë me zyrtarët e IML-së kanë dalë në vendngjarje dhe rasti po trajtohet tani nga Instituti. Mbetjet mortore ishin gjetur më 29 korrik nga një person i cili po ecte në një fushë të hapur.
“Më njësitet policore së bashku me zyrtar nga IML kanë dalë në vendin e quajtur “Rimnik i Tare” dhe gjatë gërmimit kanë gjetur mbetje eshtërore të cilat është konstatuar se janë me origjinë njerëzore, me interes për IML. Rasti në proces trajtimi nga IML”, thuhet në raportin e Policisë të shtunën.
