Një grua nga Leposaviqi ka denoncuar në Polici se është kanosur me vdekje dhe është përballur me dhunë nga bashkëshorti i saj, duke çuar në arrestimin e 67-vjeçarit. Sinjali mëson se i dyshuari është N. N., reth 67-vjeçar, ndërsa viktimë R. N., rreth 62-vjeçare. Sipas burimeve, rasti është raportuar mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , në fshatin Kajkovë të Leposaviqit.
Viktima ka deklaruar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kërcënuar me fjalët se do ta vriste. Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme trupore, gruaja ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa me kërkesën e saj Policia i ka lëshuar masa mbrojtëse. Pas ndërhyrjes së Policisë, Nebojsha Nesoviq është arrestuar.
Testi i alkoolit ka treguar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.63 promilë. Ai kishte edhe një lëndim në dorën e djathtë, për të cilin ka pretenduar se ishte shkaktuar nga bashkëshortja e tij, dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
