Mesfushori shqiptar, Meritan Shabani ka kompletuar transferimin e tij te klubit Pattaya United, i cili bënë gara në ligën e dytë të futbollit të Tajlandës. Se futbolli është i paparashikueshëm, këtë e tregon edhe rasti i djaloshit shqiptar, Meritan Shabani.
Shabani u ngjit në radhët e akademisë së Bayern Munich përpara se të përparonte në ekipin e parë si 19-vjeçar dhe t’i zhvillonte disa ndeshje. Shabani me fanellën e Bayernit Megjithatë, konkurrenca e fortë bëri që shqiptari të mendojë ndryshimin dhe arriti një transferim në Ligën Premier te Wolverhampton Wanderers, ku nënshkroi kontratë trevjeçare.
Nga ajo kohë, karriera e Shabanit ka pësuar vetëm rënie, duke kaluar pastaj te VVV-Venlo (Holandë), Grasshopper Zurich (Zvicër), ND Gorica (Kroaci) dhe së fundmi AC Bellinzona në Zvicër. Shabani te Wolves Së fundmi, 27-vjeçari ka bërë rënien më të madhe në karrierë duke u transferuar te Pattaya United në ligën e dytë të Tajlandës.
“Pattaya United përfundon marrëveshjen për të nënshkruar me Meritan Shabanin, një lojtar të akademisë së të rinjve të Bayern Munich, për të forcuar sulmin për sezonin 2026/27”. “Ardhja e Meritan Shabanit konsiderohet një shtesë kyçe në skuadrën “Dolphin”, duke rritur opsionet e tyre sulmuese dhe duke përmirësuar potencialin e ekipit para fillimit të sezonit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Shabani gjithashtu ka përfaqësuar ekipin kombëtar gjerman U-20.
