Gruaja zhduket pa gjurmë në Shtërpcë – bashkëshorti dyshon se është

0%

Një grua nga Shtërpca është raportuar e zhdukur pasi u largua nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa familjarët kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë larguar drejt Serbisë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ljiljana Stanojković rreth 51-vjeçare , ndërsa rastin në Polici e ka raportuar bashkëshorti i saj, R. Stanojković rreth 69-vjeçar.

Sipas burimeve, burri ka deklaruar se bashkëshortja e tij, me të cilën është i martuar prej më shumë se 30 vitesh, është larguar nga shtëpia rreth orës të datës 31 korrik dhe që nga ai moment nuk i është përgjigjur më thirrjeve telefonike. Ai ka shprehur dyshimin se ajo mund të ketë udhëtuar drejt Serbisë, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe më herët.

Sipas deklarimit të ankuesit, gruaja para largimit ka marrë të gjitha kartelat bankare, ndaj ai frikësohet se mund t’i përdorë për të tërhequr para nga llogaritë bankare. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se bashkëshortja prej disa muajsh është nën terapi mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj psikike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të evidentohet. Ndërkohë, njësitë policore në terren janë njoftuar që, në rast se hasin në personin e raportuar, të informojnë menjëherë Stacionin Policor në Shtërpcë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com