U vetëplagos me armë zjarri në Viti – 41-vjeçari përfundon në spital,

0%

Një 41-vjeçar ka përfunduar i plagosur në dorë pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij në fshatin Terpezë të Vitisë. Sinjali mëson se i dyshuari është Burhan Rexhepi , rreth 41-vjeçar. Sipas burimeve, Policia është njoftuar rreth orës se një person i plagosur nga arma e zjarrit kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Pozheran.

Në vendngjarje, policët kanë takuar Burhan Rexhepin, i cili kishte marrë plagë në dorën e majtë. Me rekomandim të mjekëve, ai është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Gjatë deklarimit para Policisë, i dyshuari ka pranuar se ishte vetëplagosur me armën e tij, duke bërë të ditur se arma ndodhej te nëna e tij në shtëpinë familjare në fshatin Terpezë.

Pas kësaj, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një pistoletë me gaz të tipit “ Zoraki M 906-T” , të dorëzuar nga nëna e të dyshuarit. Në vendngjarje kanë kryer ekzaminime edhe hetuesit rajonalë dhe krim-teknikët, ndërsa është intervistuar edhe nëna e të dyshuarit në cilësinë e dëshmitares.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurores së Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet janë marrë në kompetencë nga Njësia Rajonale e Hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com