Ekskluzive | Plagosje me armë në Skenderaj – identifikohet i

0%

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së premtes në Skenderaj, ndërsa Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Sinjali mëson se i dyshuari është Rinor Kuliqi , ndërsa viktimë L.Z . Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, ku Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur L.Z, i cili kishte marrë një plagë nga arma e zjarrit në shputën e këmbës së majtë. Fillimisht ai është dërguar në QKMF Skenderaj, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku pas trajtimit mjekësor është liruar.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit dhe krim-teknikët kanë sekuestruar tre gëzhoja të armës së shkurtër, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve forenzike. Burimet bëjnë të ditur se Policia ka identifikuar si të dyshuar Rinor Kuliqin, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”, ndërsa bastisja në shtëpinë e të dyshuarit do të realizohet në një fazë tjetër të hetimeve. Rasti është marrë në trajtim nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com