Policia e Vlorës arreston një person që lëvizte me armë zjarri në

0%

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares. Pas sinjalizimit për praninë e një personi të armatosur, forca të shumta policie u dislokuan në terren dhe ndërhynë për neutralizimin e tij, duke e vënë në pranga pa incidente.

Operacioni shkaktoi prezencë të shtuar të uniformave blu në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në kulmin e sezonit turistik. Deri në këto momente nuk është bërë publik identiteti i të arrestuarit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi llojin e armës së sekuestruar apo rrethanat në të cilat ai u konstatua.

Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot