Shpërndaje në: Nafta e benzina po vazhdojnë të shtrenjtohen, sipas çmimeve të publikuara sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Nafta sot do të tregtohet me 1.77 euro për litër. Benzina do të shitet me 1.51 euro për litër, njëjtë si dje. Gazit i ka mbetur çmimi i njëjtë, 0.60 euro për litër.
Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro. Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie.
Megjithatë, situata ndryshoi ditët e fundit pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
