Osmanllari firmos me Besëlidhjen, Flamurtari zyrtarizon afrimin e radhës! Skuadrat e Kategorisë së Parë vazhdojnë të përforcojnë organikën në prag të startit të sezonit të ri. Besëlidhja zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Anteo Osmanllari. 27-vjeçari është një lojtar me eksperiencë, që më herët është aktivizuar edhe me Skënderbeun dhe Partizanin në futbollin shqiptar.
Edhe Flamurtari ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Mesfushori senegalez Cheick Mariam Diane është blerja më e fundit e vlonjatëve.
