Tjetër përforcim për Julian Ahmatajn

0%

Amadu Seydi është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi korçar ka prezantuar qendërmbrojtësin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm të Superiores. 28-vjeçarin vjen për herë të parë në Shqipëri, pasi më herët ka spikatur me skuadrat e ligës së tretë franceze si Concarneau, Paris 13 Atletico dhe FC Sete 34.

Një tjetër përforcim me peshë për trajnerin Julian Ahmatajn, i cili do të ketë më shumë opsione në linjën defensive, marrë në konsideratë dhe eksperiencën e fituar nga Seydi..

Burimi: Bota Sot