Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr katër vendime

0%

Shpërndaje në: Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar të premten një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar katër vendime, përfshirë raportin gjashtëmujor financiar të buxhetit për vitin 2026. Sipas raportit, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, pranimet buxhetore kanë arritur në 1 miliard e 816 milionë euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë 1 miliard e 777 milionë euro.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka ndarë 21 mijë euro për realizimin e shfaqjes “Taverna Miresia – Mario, Bella, Anastasia”, me regji të Mario Banushit. Po ashtu, janë ndarë 1.4 milionë euro për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08/20, të datës , që ka të bëjë me miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha