Një fëmijë është shpëtuar falë një ndërhyrje të stafit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi kishte rënë në ujë në një restorant. Siaps njoftimit të këtij spitali, në orët e pasdites, nga ekipi mjekësor i Urgjencës së Qytetit në Mitrovicë është sjellë një fëmijë në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencën e Spitalit “Dr.
Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e rënies në ujë në njërin nga restorantet e qytetit. Siaps njoftimit, ekipi mjekësor i spitali ka reaguar menjëherë masa reanimatore, duke stabilizuar gjendje e fëmijës. “Në vendngjarje kishte qëlluar Pediatrja e Spitalit, Dr.
Pranvera Rexha që kishte reaguar menjeherë me masa reanimatore.Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr.
Veton Pllana.Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku, Afrim Syla dhe teknikët e anestezionit, Musa Kurti dhe Gjyljeta Hajdari” – thuhet në njoftim.
Pas reanimimit dhe stabilizimit të gjendjes, sipas njoftimit fëmija është transferuar në QKUK me përcjellje nga mjeku emergjent dhe infermierët për trajtim të mëtejshëm, me parametra mjekësorë më stabilë.
